Dashi-Fatkeqësisht kjo mund të jetë një periudhë konflikti dhe tensioni në jetën tuaj familjare veçanërisht kur bëhet fjalë për vëllezërit dhe motrat. A nuk mendoni se ka ardhur koha t’i zgjidhni këto probleme njëherë e përgjithmonë? Mund të jetë e dhimbshme, por ju takon juve të hidhni hapin e parë. Organizoni një takim familjar ku të flisni hapur.
Demi-Jeta në çift do të konsolidohet edhe më tepër sot. Ndikimi i planetëve, sidomos i Uranit, do t’u japë më shumë hapësirë dëshirave tuaja. Po ashtu parashikohen mundësi të reja interesante, si për sa i takon sektorit profesional ashtu dhe atij sentimental.
Binjakët-Keni nevojë të largoheni nga rutina e zakonshme e ditëve tuaja. Një udhëtim do t’ju bënte mirë, jo vetëm psikologjikisht, por edhe fizikisht.
Gaforrja-Mund të keni një shans për të kaluar disa momente të bukura me një person zbavitës dhe që e keni pranë zemrës. Duhet që këtë person ta zgjidhni si shpirtin binjak tuajin. Mos u shqetësoni për ato që mendojnë të tjerët. Jini realist dhe të ndjeshëm.
Luani-Takimi me disa njerëz te rinj do ju bëjë të reflektoni lidhur me ngjarjet e fundit. Bëni mirë të mësoni diçka më shumë rreth partnerit pasi duket se gjërat ju kanë dalë jashtë kontrollit. Nëse keni ndjenja për dikë mos hezitoni t’i shprehni.
Virgjëresha-Mund të jeni me humorin për t’u argëtuar, por më parë sigurohuni se keni bërë gjithçka që pritet nga ju. Nëse lini një punë përgjysmë, të jeni të bindur se do të ndërhyjë në çdo çështje sociale që keni në plan.
Peshorja-Shumë kolegë do t’ju tallin se po shpenzoni shumë për të akomoduar një të ri në punën tuaj. Bëni një vesh shurdh ndaj shakave të tyre. Ju e keni shpirtin e madh, ndaj ndihmoni këdo që keni mundësi.
Akrepi-Është koha të përballeni me disa gjëra rreth vetes që mund ti keni mohuar për disa kohë. Duhet të kuptoni veten dhe të qetësohuni. Nuk jeni i pari që përballeni me komplekse të vjetra të cilat nuk janë aq të turpshme sa mund të mendoni. Nuk duhet të jeni krenarë për to, por nuk mund t’i fshini nga vetja. Kjo do ju shkaktonte më shumë probleme sesa përballja njëherë e përgjithmonë me to.
Shigjetari-Sot do të jetë një ditë e qetë për ju. Do të lini pas krahëve disa ditë stresuese, duke shënuar rikuperim të ndjeshëm në sferën profesionale dhe sentimentale gjatë kësaj dite. Megjithatë humori nuk do të jetë në kulmin e tij.
Bricjapi-Sot do të jeni të pagabueshëm në zbatimin e planeve tuaja. Intuita juaj do t’ju bëjë që të merrni atë që kërkoni nga njerëzit që ju rrethojnë.
Ujori-Bëni kujdes me ato që thoni. Dikush që konsideroni të afërt do të nxjerrë sekretet. Peshojini fjalët para se t’i nxirrni nga goja. Mundohuni që bisedat t’i përqendroni për veten dhe për personin që keni përballë. Shmangni diskutimet për persona të tretë.
Peshqit-Një ditë plot me humor dhe lajme të mira, do të jetë kjo e enjte për ju. Edhe në ambientin e punës do gjeni ngrohtësi dhe shumë dashamirësi. Sot do të jeni në gjendje të influenconi shumë tek të tjerët dhe do të merrni vlerësimet e tyre.