Albin Kuri është lideri që nuk ndyshon, edhe kur duhet, por edhe kur vendi ka nevojë. Ai nuk tërhiqet nga propozimi i Albulena Haxhiut, për kryetare të Kuvendit dhe nga vitimi i fshehtë.
Madje ai pas takimit me liderët e partive politike ka thënë se PDK e LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin dhe po e keqinterpretojnë atë.
Ai tha se Gjykata Kushtetuese s’e ka shpallur Komisionin jokushtetues dhe se askund nuk thuhet që kryesuesi i seancës, Avni Dehari ka bërë ndonjë shkelje.
“PDK dhe LDK e kanë keqlexuar aktgjykimin dhe po e keqinterpretojnë atë publikisht. Nuk është as qëllimi dhe as kuptimi ajo që po thuhet nga PDK dhe LDK. Gjykata Kushtetuese nuk ka thënë që Komisioni është jokushtetues dhe nuk thotë askund që kryesuesi Avni Dehari ka bërë shkelje. Nuk mund ta gjeni asnjë fjali, prej se ka filluar me seancën konstituive”, ka thënë Kurti pas takimit me liderët politikë.
n