Sunny Hill Festival

Horoskopi, 8 korrik 2025

Dashi– Sot do të jeni të zënë me një çështje familjare. Do të angazhoheni për të zgjidhur këtë problem, por gjithçka do të jetë e kot. Duhet të bëni shumë kujdes me çështje financiare pasi do të keni probleme.

Demi– Do të arrini që të merrni situatën nën kontroll dhe për çdo hap që do të hidhni do të jeni shumë të qartë për atë që do të bëni. Për të martuarit ka lajme të mira, pasi mund të bëhen prindër.

Binjakët– Sot do të përballeni me një problem shëndetësor dhe mund të zhvilloni një konsultë me mjekët. Duhet të keni shumë kujdes me shpenzimet që do të kryeni, pasi mund të keni probleme me financat.

Gaforrja– Në punë do të merrni një lajm të mirë dhe do të gëzoheni shumë. Duhet që të keni shumë kujdes në raportin bashkëshortor, pasi nëse bëni një gabim të vogël do të keni shumë probleme.

Luani– Sot do të keni mbështetje nga familja dhe do të ndiheni të sigurt për vendimet që do të merrni. Për sa i përket çështjeve financiare duhet të tregoni shumë kujdes, pasi mund të keni disa probleme.

Virgjëresha– Fati është në anën tuaj sot dhe do të shihni që gjatë ditës do të merrni disa lajme të mira. Në punë do të keni një problem të vogël, por gjithçka do të zgjidhet shumë shpejt.

Peshorja– Do të nisni ditën shumë të lodhur dhe do të kërkoni që vetëm të flini gjumë. Kjo mund të ndikojë në performancën tuaj në punë dhe mund t’i hapni probleme vetes. Lajme të mira për beqarët.

Akrepi– Një ditë e mbushur me lumturi do të jetë kjo e sotmja për ju. Për sa i përket jetës bashkëshortore do të arrini që të gjeni balancën dhe do të kaloni një ditë të qetë. Kujdes me financat.

Shigjetari– Hëna është në anën tuaj sot dhe mund të merrni disa lajme të mira. Duhet që të jeni shumë të duruar dhe të merrni vendime me intuitë. Për sa i përket çështjeve financiare mund të keni probleme.  

Bricjapi– Duhet që të përpiqeni që të mbyllni vetë çdo detyrë që u caktohet, pasi askush nuk ka për t’ju ndihmuar. Në punë do të hasni disa probleme, por gjithçka mund të zgjidhet nëse ju do të veproni me intuitë.

Ujori- Sot do të jeni të pakënaqur dhe do të kërkoni që të qëndroni vetëm dhe larg zhurmave. Do të keni mungesë durimi, por kjo mund të ndikojë negativisht në punën tuaj. Lajme të mira ka për beqarët.

Peshqit– Një ditë të bukur pritet që të kalojnë të gjithë ata që i përkasin kësaj shenje. Fati do të jetë me ju dhe në punë do të arrini që të keni sukses. Mund të merrni një lajm të mirë për familjen tuaj.