Sunny Hill Festival

Kurti kërkon hetim të thellë dhe të shpejtë për vdekjen e Agon Zejnullahut

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka folur për rastin e vdekjes së 27-vjeçarit në Lipjan, Agon Zejnullahu.

Kurti ka theksuar se lajmi për vdekjen e tij ka tronditur të gjithë.

“Dua ti shpreh ngushëllime familjes Zejnullahu për më të dashurin e tyre të ndjerin Agon Zejnullahu. Lajmi për vdekjen e tij n aka tronditur të gjithëve. Shumëçka prej asaj që ka ndodhur në mesnatën e 7 korrikut tashmë është publike edhe falë incizimeve të dëshmitarëve”, tha Kurti.

Kryeministri në detyrë u shpreh se  për të kuptuar gjithçka që ka ndodhur duhet hetim professional nga institucionet, derisa bëri thirrje për hetim të thellë dhe të shpejtë.

“Për këtë bashkëpunimi mes PK, IPK, IML dhe Prokurorisë është thelbësor. Pesë zyrtarë policorë janë në paraburgim. Unë kërkoj e pres hetim të thellë e sa më të shpejtë që të zbardhet e vërteta e plotë dhe I bënë të njohura të gjitha rrethanat që të vendoset drejtësia dhe të arrihet llogaridhënia”, u shpreh Kurti.

Kurti shtoi se nuk do të ketë strehë në institucione për këdo që tejkalon kompetencat apo shkel ligjin gjatë detyrës zyrtare.

“Dua të bëjë të qartë se nuk do të ketë strehë në institucione apo nga institucionet për këdo që mund të ketë tejkaluar kompetencat apo të ketë shkelë ligjin gjatë detyrë zyrtare. Shërbimi në uniformë është fisnikëri por autoriteti I mveshur me unfiromë është përgjegjësi”, theksoi kryeministri në detyrë.

Ai gjithashtu u shpreh se diskutimet dhe gjykimet publike janë veçanërisht të vështira për familjen Zejnullahu dhe miqtë e të ndjerit.

“Në të njëjtën kohë edhe tendenca që të nisë një antifushatë drejt policisë është e dëmshme dhe nuk është zgjidhje. Thirrjet për drejtësi dhe përgjegjësi janë të drejta, por ato më së miri realizohen me rezultatet e plota të hetimeve”, tha Kurti.

Kurti shtoi se vetëm atëherë sigurohemi që llogaridhënia institucionale bëhet përgjigje për rastin dhe garanci që situatat e ngjashme si ajo e 7 korrikut të mos na përsëriten asnjëherë.