Sunny Hill Festival

VV thërret konferencë për media para seancës së 45-të për konstituimin e Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në orën 10:30, në hollin pranë Sallës së Grupit Parlamentar të VV-së.

Përmes një njoftimi për media, VV ka bërë të ditur vetëm kohën dhe vendin e mbajtjes së konferencës, por nuk ka dhënë asnjë informacion mbi temën apo qëllimin e saj.

Konferenca do të zhvillohet vetëm pak minuta para nisjes së tentimit të 45-të për ta konstituuar Kuvendin e Kosovës, një proces që po zvarritet prej javësh.

Afati i vendosur nga Gjykata Kushtetuese për konstituimin e Kuvendit skadon më 26 korrik, duke e rritur ndjeshëm presionin mbi partitë politike për të gjetur një zgjidhje për ngërçin institucional.