Shtetet e Bashkuara të Amerikës, njoftojnë sanksionimin e katër juristëve, të cilët aktualisht shërbejnë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (GJNP). Në mesin e të saknionuarve është edhe Nicolas Yann Gillou, gjyqtari paraprak që kishte konfirmuar aktakuzën kundër Thaçit dhe ish-krerëve të UÇK-së.
Në njoftimin e publikuar nëfaqen zyrtare të DASH, bëhet e ditur se sanksionimi i Guillou lidhet me vendimin për të autorizuar lëshimin e urdhër-arresteve nga GJPN-ja për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant.
Ndërsa të sanksionuarit e tjerë janë:Kimberly Prost, Divizioni i Gjykimit, Gjykata Ndërkombëtare Penale
Nazhat Shameem Khan, Zëvendës Prokuror, Gjykata Ndërkombëtare Penale
Mame Mandiaye Niang, Zëvendës Prokuror, Gjykata Ndërkombëtare Penale.
Prost është sanksionuar për vendimin për të autorizuar hetimin e GJPN-së mbi personelin amerikan në Afganistan.
Zëvendës-prokurorët Shameem Khan dhe Niang të sanksionuar për vazhdimin e mbështetjes së veprimeve të paligjshme të GJPN-së kundër Izraelit, duke përfshirëmbështetjen e urdhër-arresteve të GJPN-së që synojnë kryeministrin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Gallant që kur ata morën udhëheqjen për Zyrën e Prokurorit të GJPN-së.q