Lorik Maxhuni ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për Kuvendin Komunal të Vushtrrisë, duke garuar me numrin 2 nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).
Ai ka theksuar përkushtimin e tij për të qenë pranë qytetarëve dhe për të kontribuar në zhvillimin e komunës. “Besoj fuqishëm se së bashku mund ta ndërtojmë një Vushtrri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë,” është shprehur Maxhuni.
Kandidati i PDK-së ka theksuar gjithashtu mbështetjen e plotë për kryetarin aktual të komunës, Ferit Idrizi, duke u shprehur se do të punojë krah tij për të sjellë projekte të reja dhe transparencë në qeverisje.

Në fund, Maxhuni u ka bërë thirrje qytetarëve të Vushtrrisë që më 2025 të japin mbështetjen e tyre për Ferit Idrizin me numrin 191 për kryetar, dhe për të me numrin 2 për Asamblenë Komunale.
“Mbështetja juaj është forca jonë e përbashkët për ta çuar Vushtrrinë përpara. Së bashku, ia dalim,” ka përfunduar ai.