Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar sot të gjithë nëpunësit civilë dhe stafin e administratës se e premtja, më 28 nëntor 2025, do të jetë ditë pushimi, me rastin e shënimit të Fesës së Flamurit dhe të 28 Nëntorit, një prej datave më të rëndësishme mbarëkombëtare.
Në njoftim thuhet se të gjithë nëpunësit e Administratës Publike të Republikës së Kosovës lirohen nga puna për këtë ditë, në përputhje me kalendarin zyrtar të festave shtetërore.
Institucionet pritet të rifillojnë punën sipas orarit të rregullt ditën e hënë.