Tashmë kur jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të 28 dhjetorit, kryeministri në detyrë Albin Kurti po vazhdon ta shfrytëzojë pozicionin për të bërë fushatë.
Një nga vendimet që po shqyrtohen të merren nga Qeveria Kurti pak para zgjedhjeve është ndarja e pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në sektorin shtetëror.
Gazeta Stop mëson nga burimet se po shqyrtohet mundësi e ndarjes së pagës së 13-të për rreth 80 mijë të punësuar në sektorin publik.
Po ashtu burimet kanë treguar se në Ministrinë e Financave stafi administrativ janë duke punuar intensivisht për ekzekutimin e pagës së 13-të.