Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), Agim Shahini, ku u diskutua për avancimin dhe thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional.
Gjatë takimit u vlerësua partneriteti i deritanishëm mes MINTI-it dhe AKB-së, i cili, sipas palëve, ka qenë i qëndrueshëm dhe produktiv ndër vite. U dakordua që komunikimi dhe koordinimi i përbashkët të intensifikohet edhe më tej, me synim hapjen e iniciativave të reja në mbështetje të sektorit privat.
Bisedimet u përqendruan në fuqizimin e prodhuesve vendorë, zhvillimin e parqeve industriale dhe krijimin e kushteve më të favorshme për të bërit biznes në Kosovë.
Nga MINTI u theksua se bizneset prodhuese do të kenë mbështetjen e plotë institucionale në rrugëtimin e tyre drejt rritjes, zgjerimit të kapaciteteve dhe rritjes së konkurrueshmërisë në tregun vendor dhe atë ndërkombëtar.