Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë viziton sot Kosovën

Ministri i Mbrojtjes së Shqipërisë, Ermal Nufin, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai do të pritet me ceremoni ushtarake nga homologu i tij kosovar, Ejup Maqedonci, duke filluar nga ora 10:30.

Pas takimit bilateral, dy ministrat do të dalin në një konferencë të përbashkët për media, e cila është paraparë të nisë në orën 11:00.