Numërohen votat për kandidatë në rreth 85% të vendvotimeve, këta janë më të votuarit

Në qendrat komunale të numërimit ka përfunduar numërimi i votave të kandidatëve për deputetë në rreth 85 për qind të vendvotimeve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka procesuar të dhënat 2,117 vendvotime, nga 2498 sa janë gjithsej.

Sipas rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosje prin me rreth 43 për qind, Partia Demokratike e Kosovës është e dyta me 21 për qind, Lidhja Demokratike e Kosovës e treta me nën 18 për qind e Aleanca e katërta me 7 për qind. Në këto të dhëna nuk përfshihen vendvotimet me kusht, votimi i personave me nevoja të veçanta dhe votimi jashtë Kosovës, të cilat ende nuk janë numëruar.

Sipas formulës D’Hondt, në bazë të këtyre rezultateve, LVV-ja pritet të ketë 48 deputetë, PDK-ja 24, LDK-ja 20 e Aleanca 8.

Sipas KQZ-së të enjten në orën 16:00 në Qendrën e numërimit dhe rezultateve nis procesi i numërimit të fletëvotimeve nga votimi në përfaqësitë diplomatike.

Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike. Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 22,414.

Lista e emrave më të votuar te katërt partitë më të mëdha shqiptare:

Lëvizja Vetëvendosje:

1. ALBIN KURTI – 202,448 Vota

2. GLAUK KONJUFCA – 159,156 Vota

3. ALBULENA HAXHIU -92,727 Vota

4. HEKURAN MURATI – 80,160 Vota

5. DONIKA GËRVALLA- 75,476 Vota

6. XHELAL SVEÇLA – 61,136 Vota

7. AVNI DEHARI – 55,785 Vota

8. HAJRULLA ÇEKU – 51,367 Vota

9. MIMOZA KUSARI LILA – 50,279 Vota

10. EJUP MAQEDONCI – 46,552 Vota

Partia Demokratike e Kosovës:

1. BEDRI HAMZA – 100,885 Vota

2. PËRPARIM GRUDA – 62,064 Vota

3. ARIAN TAHIRI – 54,089 Vota

4. URAN ISMAILI – 48,533 Vota

5. SALA JASHARI – 33,702 Vota

6. VLORA ÇITAKU – 33,405 Vota

7. GANIMETE MUSLIU – 25,949 Vota

8. ARBEN MUSTAFA – 23,354 Vota

9. ENVER HOXHAJ – 22,996 Vota

10. MERGIM LUSHTAKU – 22,944 Vota

Lidhja Demokratike e Kosovës:

1. VJOSA OSMANI – 67,208 Vota

2. LUMIR ABDIXHIKU – 61,058 Vota

3. DOARSA KICA XHELILI – 47,472 Vota

4. HYKMETE BAJRAMI – 37,646 Vota

5. AVDULLAH HOTI – 34,337 Vota

6. KUJTIM SHALA – 29,379 Vota

7. UKË RUGOVA – 28,975 Vota

8. ANTON QUNI – 22,696 Vota

9. ARMEND ZEMAJ – 20,718 Vota

10. LUTFI HAZIRI – 20,459 Vota

Aleanca:

1.ARDIAN GJINI – 35,289 Vota

2. RAMUSH HARADINAJ – 31,889 Vota

3. DAUT HARADINAJ – 24,107 Vota

4. BESNIK TAHIRI – 20,733 Vota

5. BEKË BERISHA – 17,327 Vota

6. BURIM RAMADANI – 15,086 Vota

7. TIME KADRIJAJ – 14,654 Vota

8. AGIM ÇEKU – 13,533 Vota

9. ARBER TOLAJ – 12,789 Vota

10. ALBANA BYTYQI – 8,505 Vota