Kosova do të përfshihet nga mot kryesisht me diell të premten, ndërsa gjatë ditës priten edhe vranësira kalimtare, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 12 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë.
Sipas parashikimit, era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.