Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga moti me diell dhe vranësira të herëpashershme.
Sipas parashikimit të Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 30 deri në 36°C.
Gjatë ditës do të fryjë erë nga verilindja, me shpejtësi prej 1 deri në 5 m/s.
Për shkak të temperaturave të larta, qytetarëve u rekomandohet të tregojnë kujdes, veçanërisht gjatë orëve të mesditës dhe pasdites.