Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i hapur rrugë mandatit të katërt të tij si kryeministër i Kosovës.
Qeveria e re mori 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Në seancën ku u votua kabineti i ri qeveritar nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në sallë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Serbe dhe përfaqësues të disa komuniteteve.
Para votimit, Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke veçuar, ndër të tjera, zhvillimin ekonomik, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.
Ky është kabineti i ri qeveritar:
- Albin Kurti – Kryeministër
- Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme
- Donika Gërvalla-Schwarz – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë
- Fikrim Damka – Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim
- Hekuran Murati – Ministër i Financave
- Andin Hoti – Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
- Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes
- Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme
- Lulzon Jagxhiu – Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike
- Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
- Hajrulla Çeku – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
- Saranda Bogujevci – Ministre e Kulturës dhe Turizmit
- Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
- Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
- Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
- Armend Muja – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
- Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
- Mimoza Kusari-Lila – Ministre e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit
- Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
- Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
- Rasim Demiri – Ministër për Zhvillim Rajonal