Votohet Qeveria Kurti 4

Kuvendi i Kosovës ka votuar Qeverinë e re, të udhëhequr nga Albin Kurti, duke i hapur rrugë mandatit të katërt të tij si kryeministër i Kosovës.

Qeveria e re mori 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.

Në seancën ku u votua kabineti i ri qeveritar nuk ishin të pranishëm deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Në sallë ishin deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje, Listës Serbe dhe përfaqësues të disa komuniteteve.

Para votimit, Kurti prezantoi ekspozenë e Qeverisë së re, duke veçuar, ndër të tjera, zhvillimin ekonomik, masat sociale dhe mbështetjen për sektorë të ndryshëm.

Ky është kabineti i ri qeveritar:

  • Albin Kurti – Kryeministër
  • Glauk Konjufca – Zëvendëskryeministër i parë dhe Ministër i Punëve të Jashtme
  • Donika Gërvalla-Schwarz – Zëvendëskryeministre e dytë dhe Ministre e Drejtësisë
  • Fikrim Damka – Zëvendëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim
  • Hekuran Murati – Ministër i Financave
  • Andin Hoti – Ministër për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare
  • Ejup Maqedonci – Ministër i Mbrojtjes
  • Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme
  • Lulzon Jagxhiu – Ministër i Digjitalizimit dhe Administratës Publike
  • Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
  • Hajrulla Çeku – Ministër i Arsimit dhe Shkencës
  • Saranda Bogujevci – Ministre e Kulturës dhe Turizmit
  • Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
  • Elbert Krasniqi – Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal
  • Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor
  • Armend Muja – Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural
  • Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
  • Mimoza Kusari-Lila – Ministre e Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit
  • Artane Rizvanolli – Ministre e Ekonomisë
  • Nenad Rashiq – Ministër për Komunitete dhe Kthim
  • Rasim Demiri – Ministër për Zhvillim Rajonal