Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nesër do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.
Në njoftim thuhet se nga ora 09:00 para objektit të gjykatës do të mbahet një konferencë për media nga shefi i GP Arian Tahiri, deputeti Përparim Gruda dhe avokati Faton Fetahu, transmeton Klankosova.tv.
Subjekti i drejtuar nga Bedri Hamza, e tërhoqi kandidaturën e Vlora Çitakut për nënkryetare të Kuvendit.
Dhe për këtë zyrtarët e kësaj partie thanë se do të kërkojnë sqarime nga Kushtetuesja.
Derisa sot u votuan tre nënkryetarë: Kujtim Shala nga LDK, Emilja Redzepi nga komunitetet joshumicë, si dhe nga komuniteti serb Tanja Vujoviq, e cila vie nga Lista Serbe.
Me këtë rast, kryetarja Albulena Haxhiu, pa përfaqësuesin e PDK-së e konsideroi Kuvendin e “konstituuar”.