Moti sot me vranësira dhe reshje të dobëta shiu

Moti sot në Kosovë do të jetë me diell dhe vranësira të ndryshueshme, ndërsa në disa zona priten reshje të dobëta shiu.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12°C, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 26°C.

Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë.