BE do t’i pranojë certifikatat e vaksinimit dhe testet të lëshuara nga Kosova

Nga sot, Bashkimi Evropian do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova.

Lajmin e kumtoi Zyra e BE-së, nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Nga sot, BE-ja do të fillojë të pranojë certifikatat e vaksinimit, testit dhe shërimit të COVID-19 të lëshuara nga Kosova. Kjo vlen për të gjitha certifikatat e lëshuara në përputhje me rregulloren e BE-së 2021/953 të Parlamentit Evropian dhe Këshillit. BE-ja ka financuar zhvillimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Zyrës së BE-së.