A njofton Instagrami përdoruesit kur bëni ‘screenshot’ ndonjë ‘story’ apo postim?

Ndoshta ju dëshironi të bëni screenshot storyn e një miku për ditëlindjen tuaj për ta ruajtur në telefonin tuaj, ose të bëni screenshot një recetë të publikuar nga dikush në mënyrë që ta bëni më vonë.

Pavarësisht nëse jeni duke bërë ‘screenshot’ (ose duke incizuar ekranin) një story, një postim apo edhe një reel, Instagrami nuk e njofton përdoruesin tjetër që ia keni bërë ‘screenshot’ përmbajtjen e tyre.

Por, kur bëni një ‘screenshot’ një foto ose video që zhduket që iu është dërguar me mesazh direkt, Instagram njofton dërguesin e mesazhit, transmeton Telegrafi.

Ndonëse Instagrami dikur njoftonte për kapjen e ‘screenshot’ në storje, nuk e bën më një gjë të tillë.

Është e mundur që politika e njoftimit pasi të keni bërë ‘screenshot’, mund të ndryshojë përsëri, kështu që është mirë të kontrolloni dy herë.

Sikurse me storjet, Instagrami nuk dërgon një njoftim kur bëni një screenshot të ndonjë postimi të dikujt.