AKB: Rrushi vlerë e shtuar e ekonomisë së Kosovës

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), dhe AgroKosova Holding në Suharekë, kanë shënuar aktivitetin tradicional: Vjelja e Rrushit Kosova 2023 me moto: Unë Konsumoj Produkte Vendore, Po JU?

Ky aktivitet bashkoj biznese prodhuese, tregtare dhe shërbyese, konsumatorë besnik të produkteve vendore, institucione lokale dhe qendrore, shoqëri civile, media si dhe grupe të ndyshme artistike me qëllim të promovimit të vjeljes së rrushit në plantacionin më të madhë, e cila është bërë pikë grumbulluese e shumë produkteve agrare si storie suksesi.

Haziz Tafaj, pronar i kompanisë Agrokosova Holding, tha se janē kënqur me cilësinë e rendimenit të rrushit.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së, tha se kjo që po shohim këtu është ajo qē ne mburremi, ku Kosova vazhdon të mbetet një ndër eksportueset e verërave gjithandej Evropës e më gjerë.

“Rrushi është vlerë e shtuar e ekonomisë së Kosovës”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së kërkoi përkrahjen e prodhuesve nga Qeveria.

Edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës Emillia Rexhepi është shprehur e kënaqur ne sukseset dhe cilêsinë e rendimentit të rrushit qê po mblidhet sot.

Ajo premtoi mbështetje për prodhuesit vendês nga aba e Qeverisë së Kosovës.

Bali Muharremaj, kryetar i Komunës të Suharekës, tha se ka nisur vjelja e rrushit nga punonjësit puntorë.

Sipas tij cilësia e rendimentit të rrushit sivjet është e lartë.