Aksident në Baicë të Istogut, dy të lënduar

Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Baicë të Istogut.

Kjo u konfirmua nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi tha se në aksident ishin të përfshira dy vetura.

“Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor. Sipas informacioneve që kemi janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Gashi.