Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë Kurtit në takim

Përfaqësues të shteteve të QUINT-it (SHBA, Gjermania, Franca, Italia dhe Mbretëria e Bashkuar) i kanë shkuar në takim mëngjesin e së martës kryeministrit Albin Kurti.

Takimi po mbahet në objektin e Qeverisë, derisa ende nuk dihet nëse do të prononcohen për media pas takimit. Me përfaqësues ndërkombëtarë, kryeministri Kurti zhvillon takime të përjavshme, e nuk dihet nëse edhe ky është i tillë. 

Të dielën, emisari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, duke folur për raportet me Kurtin, tha se ai është partner, por është i vështirë.

Ai ka shtuar se Kosova dhe Serbia janë partnere të SHBA-së.

“Z. Kurti është partner i yni. Nganjëherë është një partner i vështirë, por është partner. Kosova është partnere jona. Serbia është partnere jona. Pra, në të ardhmen dëshirojmë të përfitojmë nga marrëdhëniet e mira që kemi me Kosovën dhe nga përmirësimi i marrëdhënieve që kemi me Serbinë”, ka thënë Escobar.