Apple mund ta rrisë çmimin e iPhonet të ri

Falë kërkesave të mëdha dhe shpresës se ato do të mbesin relativisht të qëndrueshme, çmimet e iPhonet të ri jashtë SHBA-së mund të rriten, shkruan TechnologyNews.

Rritja mund të ndodhë në gamën e gjerë të produkteve të Apples, ndoshta do të jetë veçanërisht problematike për seritë e ardhshme të iPhone 14. Apple publikoi një raport mbi fitimet rekord për tremujorin e dytë, por paralajmëroi se të ardhurat në tremujorin aktual do të bien me katër deri në tetë miliardë dollarë për shkak të pesë problemeve.

Tim Cook, shefi i Apple, vuri në dukje pesë arsye pse të ardhurat në tremujorin e tretë pritet të pësojnë një goditje të madhe.

“Mangësitë e komponentëve, karantinë për shkak të COVID-19 në Kinë, humbja e tregut rus e inflacioni ul fuqinë konsumatore të klientëve”, ka thënë Cook.

Analistët mendojnë megjithatë se kompania po shkon në drejtimin e duhur dhe se këto probleme afatshkurtra nuk do të ndikojnë ndjeshëm në shitjet e përgjithshme të produkteve të ardhshme të Apple.

Megjithatë, analisti Chris Caso ka një mendim të ndryshëm. Ai paralajmëroi se çmimet e iPhonet mund të rriten jashtë SHBA-së kur seria e iPhone 14 të lansohet në vjeshtë. Caso paralajmëroi se problemi me kursin e këmbimit (dollar-euro) mund të jetë afatgjatë dhe se, megjithëse çmimet e produkteve të Apples mund të rriten jashtë SHBA-së, seria iPhone 14 mund të jetë në problemin më të madh për shkak të kohës së prezantimit.

Për shkak të të gjitha këtyre problemeve, Apple nuk pret të arrijë fitime rekord në tremujorin e vjeshtës.