Apple pritet të lansojë dy modele të AirPods

Produkti i dytë më i madh i kompanisë Apple, pas iPhonet, AirPods, pritet të ketë përditësime këtë vit.

Apple do të lansojë dy modele të reja AirPods 4 gjatë këtij viti, raportoi të martën “The Independent”.

Dy modelet e reja AirPods pritet të lansohen në fund të vitit, sipas raportuesit të brendshëm të Applet, Mark Gurman.

Sa mund të kushtojnë?

Bazuar në çmimet e AirPods 2 dhe 3, AirPods 4 mund të kushtojnë rreth 149 dollarë dhe modeli i dytë 179 dollarë.

Dizajni, veçoritë dhe specifikat e Apple AirPods 4

Tani për tani, dihet pak për dizajnin, veçoritë dhe specifikat e AirPods 4, por raporti i Mark Gurmanit ka dhënë pak më shumë njohuri.

Apple thuhet se po punon në një veçori të testit të dëgjimit. Modeli i ardhshëm i AirPods Pro mund të shfaqë gjithashtu kamera me rezolucion të ulët që mund të skanojnë mjedisin e përdoruesit. Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë e disponueshme në AirPods 4.

Pritet të ketë përmirësim të cilësisë së zërit në AirPods 4.