Arrestohet babai nga Gjilani pasi rrahu vajzën e tij

Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshjeje ka sulmuar fizikisht vajzën e tij.

Bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit u dërgua në mbajtje.