Arrestohet në Itali për drogë këngëtarja shqiptare Elsa Lila

Këngëtarja shqiptare Elsa Lila, raportohet të jetë arrestuar në Itali.

Abcnews raportonen se ajo është kapur nga policia e Romës si pjesë e një grupi që trafikonte drogë, ku bëhet e ditur se grupi ishte i përbërë nga shqiptarë dhe italianë.

Përveç këngëtares shqiptare janë të arrestuar edhe disa boksierë shqiptarë.

Gjithsej në këtë operacion janë arrestuar 13 persona, ku i  përfshirë është edhe boksieri Petrit Bardhi, i njohur si “Titty”.

Emri i këtij të fundit dali edhe gjatë një operacioni tjetër në korrik të vitit 2015 në një operacion të mëparshëm të Gico della Guardia di Finanza.