Asnjë rast i ri me COVID-19 në Kosovë


Në 24 orët e fundit në Kosovë nuk është regjistruar asnjë rast i ri me COVID-19, derisa të testuar janë 32 persona.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, në 24 orët e fundit nuk është regjistruar po ashtu as një rast i vdekjes si pasojë e koronavirusit.

Numri i rasteve aktive është 17.

Të vaksinuar në 24 orët e fundit me vaksinën anti- COVID janë 24 persona.