Autobusi vetaksidentohet në rrugën Gjakovë–Prizren, dëmet mijëra euroshe

Një vet-aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në magjistralen Gjakovë-Prizren.

Një autobus i kompanisë “Shpejtimi”, është aksidentuar me disa vetura që janë qenë të parkuara në oborrin e autosallon “Xeni”.

Gazeta Stop i ka siguruar pamjet nga ky aksident, ku shihet se autobusi ishte me shpejtësi të madhe.

Njëri nga pronarët e autosallonit i tha se dëmi i shkaktuar është mbi 200 mijë euro.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se tre persona janë lënduar.

“Sot rreth orës 03:00, është raportuar aksident trafiku në rrugën “Gaspër Karaqi” në Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku ngasësi i një autobusi, në rrethana deri më tani të panjohura, kishte humbur kontrollin mbi autobusin dhe ka goditur gjashtë vetura të parkuara jashtë rrugës.

Përveç dëmeve materiale është raportuar për tre persona të lënduar. Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor është duke e hetuar rastin”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë Sheremet Elezaj.