Barcelona mposht Milanin në SHBA

Skuadra e Barcelonës ka mposhtur skuadrën e Milanit në miqësoren e luajtur në Nevada të SHBA-së. Në duelin e luajtur të mërkurën, Barça ka shënuar fitore minimale me rezultatin 1:0.

Për Milanin, kjo ishte humbja e tretë në po aq ndeshje të luajtura në turneun parasezonal. Para Barcelonës, Milanin e mposhtën edhe Real Madridi e Juventusi.

Barcelona e dominoi tërësisht Milanin, por nuk arriti të shënoi më shumë se një gol.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa me të filluar pjesa e dytë, Barça shënoi golin e vetëm dhe të fitores.

Ishte sulmuesi Ansu Fati, i cili u inkuadrua nga stoli në pjesën e dytë, ai që realizoi. Fati shënoi golin në minutën e 55-të pas asistimit të Alejandro Bales.