Berisha: Kërkojmë largimin e menjëhershëm të Edi Ramës nga detyra e kryeministrit

Në një deklaratë për mediat, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

Berisha ka një thirrje për të gjithë demokratët kudo që ndodhen “për t’u mobilizuar në betejën finale” me atë që ai e quan “kalbësirë e demon të pushtetit”.

“Jam këtu për të kërkuar, largimin e menjëhershëm, dorëheqjen e menjëhershme të Edi Ramës nga detyra e Kryeministrit. Jam këtu për të deklaruar se për PD-në, popullin opozitar, është absolut dhe i panegociueshëm. Prevalon, mbizotëron mbi çdo gjë tjetër”.

“Pa largimin e këtij armiku të egër, të lirisë, identitetit dhe interesit të shqiptarëve, nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë zhvillim tjetër. Demokrate dhe demokratë kudo që janë, në Shqipëri dhe jashtë saj, duhet të mobilizohen për betejën finale me këtë kalbësirë, monstër, demon të pushtetit”. /tvklan/