Bie çmimi i naftës

Ministria e Industrisë Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), ka publikuar çmimet tavan të derivateve të naftës që do të jenë në fuqi gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Stop.

Sipas vendimit të ministrisë, çmimi maksimal i naftës (dizel) është caktuar në 1.67 euro për litër, që është dy centë më lirë krahasuar me ditën e djeshme.

Ndërkohë, benzina do të tregtohet me çmim maksimal prej 1.52 euro për litër, një cent më shtrenjtë se dje.

Po ashtu, çmimi i gazit është përcaktuar në 0.81 euro për litër.