BQK: Mbi 84 milionë euro remitancat gjatë janarit

Mbi 84 milionë euro ishte vlera e remitancave të dërguara në Kosovë nga emigrantët për muajin janar 2024.

Nga ana tjetër, vlera totale e remitancave gjatë vitit 2023 ishte 1 miliard e 343 milionë euro, bëri të ditur Banka Qendrore e Kosovës (BQK).

Hyrjet më të mëdha të remitancave kanë qenë nga IFJB-të me 63.3 për qind, ndjekur nga bankat me 19.4 për qind, dhe kanalet e tjera me 17.3 për qind.

“Sipas vlerësimeve preliminare remitancat për muajin janar 2024 ishin rreth 84.6 milionë euro. Prurjet më të mëdha edhe gjatë këtij muaji kanë qenë përmes IFJB 63.3%, përmes bankave 19.4%, ndërsa kanalet tjera 17.3. Remitancat deri në fund të dhjetorit 2023 arritën vlerën rreth 1,343.4 milionë euro, e cila paraqet rritje vjetore prej 10%”, thuhet në njoftim.