Çfarë ndodhi? Debat i ashpër mes Oltës dhe Deas

Hyrja e banorit të ri në “BBVIP”  Bledi Manes, duket se ka ndryshuar rrjedhën e lojës. Opinionisti i cili është koleg me Dea Mishelin në programin e “E Diell” ka nisur menjëherë të këshilojë këtë të fundit.

Bledi e bëri Dean të kuptojë në një farë mënyre se po e përdorin atë dhe duhet të krijojë pavarësinë e saj.

Dhe mesa duket këto fjalë të gazetarit duket se i ‘hapën sytë’ Deas e cila më pas pati dhe një përplasje me Oltën.

Ajo e pyeti aktoren, nëse vërtetë u mërzit aq shumë nga dalja e Amosit, pasi në shtëpi kanë ndodhur plot situata dhe ajo nuk ka reaguar asnjëherë në këtë mënyrë, duke qenë se gjithë kohën ka përmendur faktin që është grua e fortë.

Olta i tha se ishte e sigurt që do dilte Diola prandaj nuk e priste eliminimin e Amosit.

Më tej Dea tregoi dhe dyshimet e saj në lidhje me raportin e Oltës dhe Luizit. Ajo u shpreh se ata mund të jenë në një skuadër bashkë dhe po bëjnë lojë pasi aktorja ka filluar t’i flasë mirë këngëtarit.

Keëtë gjë Olta e kundërshtoi menjëherë duke i thënë  se ishte duke i menduar gjërat gabim, sepse nëse ajo do ishte një skuadër me Luizin nuk do nominonte as Kiarën apo Efin.