Çfarë tregon nepsi që keni për disa ushqime mbi organizmin tuaj?

Nepsi është një ndjesi e zakonshme që shpesh na bën ta teprojmë me biskotat e ushqimet e tjera me shumë kalori.

Ekspertët na paralajmërojnë se kjo uri për të ngrënë ushqime të caktuara, mund të shfaqet nga disa probleme serioze që trupi jonë mund të ketë.

Cilat janë disa prej këtyre ushqimeve dhe çfarë na tregojnë ato mbi këto probleme shëndetësore?

1. Mishi i kuq

Nutricionistja Signe Svanfeld thotë se nëse e gjeni veten duke ngrën mish të kuq( byftek, mish qingji, derri,viçi) me tepricë kjo mund të vijë nga niveli i ulët i hekurit që keni në trup. Në këto raste rekomandohet të kufizoni sasinë e mishit të kuq në dietën tuaj pasi rrit mundësinë e prekjes nga kanceri i zorrëve. Një alternative për të marrë hekurin mund të jetë dhe nga fasulet, buka integrale dhe drithërat.

2.Vera

Dëshira për alkool mund të vij nga shumë arsye fizike e emocionale por një ndër arsyet pse keni neps për alkool mund të jetë çrregullimi i sheqerit në gjak. Vera është një ndër pijet më të pasura me sheqer dhe kjo nuk është zgjedhja më e mirë për ata që duan të llogarisin sasië e kalorive që marrin në një ditë. Për të zëvendësuar nepsin që mund të keni për një gotë verë, ju mund të merrni një kek me tërshërë ose mollë të zhytur në gjalp kikiriku dhe arra apo një çokollatë të zezë.

3. Pica

Shumë prej njerëzve i duan karbohidatet qofshin këto pica, makarona apo bukë. Këto ushqime janë të larta me glukozë. Nepsi për karbohidrate mund të vij nga lodhja fizike apo nga një gjendje emocionale jo e mirë.

4. Kafeina

Një nga arsyet përse njerëzit bëhen të varur nga kafeina është dehidratimi. Kur jemi të dehitratuar mund të ndihemi të lodhur dhe të plogësht duke na sjellë një dëshirë për kafe. Nutricionistët këshillojnë që herën tjetër kur të doni të merrni filxhanin e tretë apo të katërt të kafes brenda ditës, zgjidhni në vend të kësaj dy gota ujë.

5. Ëmbëlsirat

Në shumicën e rasteve kur kemi një neps të paparë për ëmbëlsira, ekspertët sqarojnë se kjo lidhet vetëm me mendjen tonë. Ato shpjegojnë se ky neps ushqehet nga neurotransmetues të vecantë që lidhen me hormonet tona. Nëse hormoni i të “ndjehurit mirë” bie atëherë na shtohet nepsi për ëmbëlsira. Megjithatë tre janë arsyet pse ne kemi neps për ëmbëlsira: nuk jemi ushqyer sic duhet, po ju bie niveli i sheqerit dhe aryeja e tretë është që mund të jeni të varur prej tyre. Nutricionistët sugjerojnë të mos anashkalojmë vaketet, të marrim fibra dhe yndyrna të shëndetshme përmes dietës sonë ushqimore.

6. Patatet e skuqura

Nëse keni një dëshirë të papërmbajtur për të ngrënë patate të skuqura atëherë ju mund të vuani nga dehidratimi ose mungesës së natriumit në trup. Për këtë ata sugjerojnë të pini shumë ujë, të hni ushqime me nivel të lartë të ujit dhe për të zëvendësuar patatinat dhe nevojës për natrium, ju mund të merrni ullinj, turshi, perime dhe kos grek me pak yndyrë.

7. Çokollata

Të gjithë nga ne kanë neps për çokollatë herë pas here. Por nëse keni një neps për një kohë të gjatë atëherë ju mund të keni nivelin e ulët të magnezit. Për këtë ju mund të merrni perime me gjethe jeshile të errët, fasule, thjerrëza, arra e fara.

8. Akullore

Me afrimin e verës, nepsi për akulloren shtohet. Por nëse nepsi vazhdon për një kohë më të gjatë, kjo mund të jetë për shkak të nivelit të ulët të kalciumit. Kështu burimet e kalciumit mund të jenë perimet me gjethe jeshile të errët dhe fasulet.