Dalin në shitje biletat për ndeshjen Izrael-Kosovë

Kombëtarja e Kosovës më 25 mars do ta nis kampanjën kualifikuese në Kampionatin Evropian “EURO 2024”.

Ndeshjen e parë “Dardanët” do ta luajnë si mysafir kundër Izraelit.

E disa javë para kësaj loje, federata izraelite i ka nxjerr në shitje biletat.

Çmimi i tyre sillet nga 14 euro e deri në 195 euro.

Skuadra e Alain Giresse, në këto kualifikime bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Rumaninë, Bjellorusinë, Izraelin dhe Andorrën.