Don Xhoni dhe Era Istrefi lansojnë këngën “Hala”

Dy artistët të njohur dhe tejet të suksesshëm të estradës shqiptare janë bërë bashkë për një bashkëpunim muzikor.

Bëhet fjalë për këngëtaren, Era Istrefi dhe reperin Don Xhoni të cilët kanë publikuar këngën me titullin “Hala”.

Projekti I dyshes u lansua mesnatën e ditës së enjte (29 shtator) dhe erdhi e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Foto: Screenshot/YouTube

Producent muzikor i këngës është Çelik Lipa teksa për tekstin u kujdesën vetë artistët për pjesët e tyre përkatëse.

Ndërkaq, puna për realizimin e videoklipit iu besua produksionit “Entermedia”.

Në klip të dy u paraqiten të veshur me shumë stil, Era mori vëmendje me dukjen tejet atraktive ndërsa nuk munguan as skenat ku shihen të afërt me njëri-tjetrin.