Dua Lipa rikthehet në Shqipëri

Këngëtarja kosovare me famë botërore Dua Lipa është rikthyer në Shqipëri

Duan po duket se shumë shpesh po e merr malli për mëmëdhe. Ylli kosovar i njohur botërisht Dua Lipa ka bërë të ditur përmes rrjeteve të saj sociale se është kthyer në trojet Shqiptare. Atje është rikthyer për të parë edhe disa perëndime dielli e të kalojë kohë duke pushuar në bregdetin shqiptar.

Ajo ka postuar disa fotografi pikërisht gjatë perëndimit të diellit. Dua kishte veshur një bluzë dhe një fund të bardhë.

Ndërkohë Dua mori shumë komente pozitive nga fansat e saj.