Dy të plagosur në Klinë, përdoret arma e zjarrit e thika

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përleshjeje në afërsi të QMF-së në Klinë.

Lajmin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Pejë, Fadil Gashi.

Në orën 19:20, policia është njoftuar për një përleshje në afërsi të QMF-së në Klinë. Gjatë përleshjes, dy persona kanë pësuar lëndime nga arma e zjarrit dhe thika”, është shprehur Gashi, njofton Klankosova.tv.

Ai tha se të lënduarit janë dërguar për tretman të mëtutjeshëm në Spitalin e Pejës.