Luizi publikon këngën e parë pas daljes nga Big Brother

Luiz Ejlli, fituesi i edicionit të dytë të reality show Big Brother VIP në Shqipëri, ka publikuar këngën e parë që pas fitimit të kësaj gare.

Kënga, e publikuar të premten, është në bashkëpunim me finalistin e edicionit të parë të Big Brother VIP, Donald Veshaj. Kënga titullohet “2 Shotsa”.

Teksti është shkruar nga Elgit Doda, Donald dhe Romeo Veshaj, ndërsa producent i këngë është Elgit Doda. Kënga është shoqëruar edhe me videoklip.

Elgit Doda gjithashtu bashkëpunoi me Luiz Ejllin edhe në këngën “Me Ty” qe ia dedikoi moderatores Kiara Tito gjatë kohës sa ishin brenda Big Brotherit.

Luiz Ejlli është shndërruar në fenomen në rrjetet sociale që kur hyri në Big Brother VIP. Ai theu të gjitha rekordet shqiptare në të gjitha rrjetet sociale. Më herët, Ejlli kishte përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision, por me kalimin e viteve ishte zhdukur nga skena.