“E goditi me grusht dhe e kërcënoi” – Raportohet se reperi Fero është arrestuar për dhunë ndaj bashkëshortes

Rastet kur pjesëtarët e estradës përfshihen në veprime të jashtëligjshme janë të shpeshta.

Nacionale kohë më parë kishte publikuar video ku reperi Feronit Shabani i njohur si Fero, grushtonte disa persona në veturë.

E ky i fundit duket se sërish ka probleme me ligjin. Tash, Fero dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij me inicalet A.I.

Kështu raporton Sinjali bazuar në burimet e veta, duke theksuar se reperi i njohur e ka goditur me grusht viktimën e cila më pas ka shkuar në Polici.

“Sinjali mëson se sipas dëshmisë së Arbenitës, pas një konflikti verbal me Feron, ai ka eskaluar në dhunë fizike duke e goditur me grusht e më pas ia ka thyer edhe telefonin e saj personal. I njëjti dyshohet ta ketë kërcënuar me jetë, duke i thënë se do ta vrasë, nëse ia merr vajzën”, thuhet në artikullin e Sinjalit.

Atij i është caktuar fillimisht ndalimi prej 48 orësh.