Enca Haxhia shijon pushimet me të dashurin në Dubai

Këngëtarja shqiptare Enxa Haxhia po shijon pushimet në Dubai me të dashurin e saj, masazherin afrikan, Mickey Neblett.

Ajo po kalon një romancë me Neblett, me të cilin javë më parë u shfaq në një video në rrjetet sociale.

Së fundmi, Enca dhe Mickey kanë vendosur që t’i japin vetes disa ditë të mira pushimi në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Ka qenë i dashuri i këngëtares shqiptare, ai i cili ka publikuar së fundmi një video në rrjetin social Instagram, ku tregon momentet e këndshme atje.