Era Istrefi dhe Butrint Imeri të enjten sjellin këngën e re “Lonely”

Era Istrefi dhe Butrint Imeri janë bërë bashkë për një projekt të ri muzikor.

Dyshja e famshme e estradës kanë njoftuar për këngën e re të tyre, e cila pritet të lansohet këtë javë.

Ata kanë sjell një imazh të përbashkët nga xhirimet e klipit të ri që është realizuar në Paris.

“Lonely, e enjte. 23:59”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.

Biondja ka marrë vëmendje me paraqitjen provokuese në një palë reçipeta unike.

Ky është dueti i parë i tyre, i cili besohet që do të pëlqehet e pritet mirë nga fansat dhe publiku.

Ata janë shumë të kërkuar në treg dhe ndër këngëtarët më të suksesshëm.