Farat chia mund të zgjidhin çështjen e urisë në botë

Tanimë dihet se farat chia konsiderohen si super-ushqim sepse janë të pasura me shumë të mira shëndetësore, raporton Fortune.

Shkencëtarët në Universitetin e Oregonit kanë bërë një studim të thellë të këtyre farave dhe e publikuan në “Frontiers in Plant Science”. Ky studim është bërë duke hyrë thellë në gjenomin e një fare të vogël chia për të parë se si mund të zgjidhë çështjen e urisë në botë si dhe çështjen e shumëpërfolur të ngrohjes globale.

Është gjetur se fara chia mund t’i ndihmojë çdo personi që e konsumon për shkak të vetive dobiprurëse.

Sipas studimit, aftësia e chias për t’u rritur në vende të vogla ndihmon në zbutjen e kërcënimit që paraqet ndryshimi i klimës globale. Ata shpresojnë të sjellin kultivimin e chias në Oregon, ku kushtet klimatike janë të ngjashme me ato në Amerikën e Jugut, ku chia është rritur kryesisht. Tashmë, studiuesit në Universitetin e Kentuckyt po udhëheqin çështjen për zhvillimin e chias në shtetin e tyre.

Sipas studimit ani pse mbjellja sistematike e farave chia ka pakësuar urinë globale dhe ka shpëtuar miliona jetë njerëzish, ende mbetet në pikëpyetje çështja e fshehur e urisë ose e të ushqyerit të keq.

“Ne po mendojmë se siguria afatgjate e të ushqyerit bëhet kur njerëzit e pasurojnë organizmin me lëndë ushqyese, duke konsumuar të ashtuquajturat ‘të mbjella të vogla’ si chiat, do të ndikojë te njerëzit duke bërë përmirësime gjenetike”, ka thënë Sushma Naithani, profesore e Botanikës dhe Patologjisë së Bimëve në njoftim për shtyp.

Farat chia përmirësojnë gjendjen me shëndetin e zemrës, kolesterolin, janë anti-kancerogjene, anti-inflamatore, anti-mikrobiale dhe anti-oksidant shumë të fuqishëm që ndihmojnë pastrimin e organizmit.
Gjithashtu përmbajnë fibra që ndihmojnë tretjen e mirë të ushqimit, kanë kalori të shëndetshme si dhe proteina.

Këto fara të plotfuqishme zvogëlojnë edhe rrezikun ndaj diabetit, ulin peshën e tepërt dhe përmirësojnë shëndetin e organeve tretëse.