Grabitet një këmbimore në Prishtinë, Policia jep detaje

Një këmbimore në lagjen “Tophane” në Prishtinë, është grabitur të hënën.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, e cila tha se pas marrjes së informatave për grabitje njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Sipas Ahmetit, dyshohet se nën kërcënimin e armës është grabitur një shumë parash.

“Policia në koordinim me prokurorinë po ndërmerr veprimet e nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rrethanave të rastit”, tha Ahmeti.