Ferat Shala e vazhdon muhabetin e picës për Armend Mujën: U desht me ja përmend

Të mërkurën në Kuvendin e Kosovës u debatua rreth arrestimit të kryeshefin e arrestuar dhe të pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës Nagip Krasniqit, pati një debat mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës Ferat Shala dhe atij të Vetëvendosjes Armend Muja.

Shala ia përmendi Mujës, një rast kur kishte qenë i arrestuar si i dyshuar për korrupsion.

Bile, deputeti i PDK-së tha se bashkëpartiaku i tij, Bekim Haxhiu, ia kishte sjell një picë në stacionin policor.

Mirëpo, në Edicionin Special Ferat Shala, u sqarua rreth kësaj deklarate.

Ai tha se kjo deklaratë doli jashtë vullnetit të tij.

“Jashtë kulturës time, dëshirës time u dashtë me ia përmend picën”, tha Shala.