Ferit Idrizi në terren për të dëgjuar nevojat dhe hallet e qytetarëve vushtrrias

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka vazhduar vizitat e tij në terren.

Idrizi sot ka vizituar për të parë nga afër nevojat për rekonstruimin e rrugëve, “Bajram Latifi” dhe “Nazmi Ispahiu” në Vushtrri.

I pari i Vushtrrisë ditën e ka përmbyllur në fshatin Reznik, për të dëgjuar hallet dhe brengat e banorëve.

“Si zakonisht pritjen e ngrohtë të qytetarëve e hasim kudo, kurse ne do t’i qëndrojmë besnikë qeverisjes me qytetarin” shkruan Idrizi.