‘Fluturojnë’ çmimet, ja sa ishte rritja për secilin produkt

Ngirtja e çmimeve në tregun vendor nuk ka të ndalur.

Gjatë muajit që lëmë pas është vërejtur një rritje e përgjitshme e çmimeve të konsumit për 3.3 për qind kraharuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), ku shihet se rritja e çmimeve në disa sektor ka shkuar deri në 15.9 për qind, raporton Gazeta10.

ASK në mënyrë të detajuar përmes raportit ka shpjeguar rritjen e çmimeve në secilin produkt.

“Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe  nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (12,1%), mallrat dhe shërbimet për mirëmbajtjen e zakonshme të ekonomisë shtëpiake (11,1 %), gjërat dhe pajisjet tjera rekreative, kopshtet dhe manaret (8,4%), prodhimet ushqimore (7,5%), pijet joalkoolike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalta, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,9%), pijet alkoolike, duhani (5,6%), rekracioni dhe kultura (5,3%),  mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë (5,1%), blerja e automjeteve (4,9%), buka dhe drithërat (4,7%), restorantet dhe hotelet (4,1%), veshje dhe këpucë (3,5%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (3,2%), energjia elektrike, gaz dhe lendet djegëse të tjera (2,6%) dhe mishi (2,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 3,8 për qind në IHÇK-it”, shkruan në raportin e ASK-së.