Fondacioni Golden Eagle bënë thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës, ndan 30 mijë euro për këtë fond

Fondacioni Golden Eagle bënë thirrje për krijimin e fondit për Policinë e Kosovës dhe ndan 30,000 euro për këtë fond.

Fondacioni Golden Eagle shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen e oficerit policor i cili ra në detyrë në mëngjesin e sotëm.

Të vdesësh për atdhe, është sikur të rilindësh përsëri…

Krahas sfidave me ndikim në paqen, sigurinë dhe stabilitetin e shtetit dhe të shoqërisë, Policia e Kosovës duhet të posedojë edhe fondin e saj për ti mbuluar shpenzimet e familjeve të policëve të rënë në detyrë, apo të lënduar dhe atyre që kanë probleme shëndetësore.

Ne si Fondacion do të marrim iniciativën për krijimin e këtij fondi.
Deri në themelim të tijë të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribojnë, mjetet mund ti kalojnë në llogarinë e Fondacionit Golden Eagle.

Së bashku për Kosovën!