Geasy e Dafina Zeqiri paralajmërojnë bashkëpunim

Getoar Selimi, i njohur si Ghettogeasy, ka paralajmëruar një bashkëpunim me këngëtaren Dafina Zeqiri.

Ai ka publikuar një fotografi në Instagram të dielën ku shihet me Zeqirin, ndërsa ka shkruar Së shpejti.

Projekti i fundit muzikor i Geasyt ishte dy muaj më parë, në bashkëpunim me Mozzikun.

Ndërsa, Dafina Zeqiri lansoi “Dasmën” dy ditë më parë.